KreuCelebrity

Olta Daku vë Klajdi Harunin para përgjegjësisë, ja se ç’i kërkon këngëtarit!

Mbrëmja e djeshme ka shënuar dhe mbajtjen e festës së përvitshme të Top Media, ku Top Channel dhe Digitalb bashkohen për të organizuar diçka ndryshe në prag të festave të fundvitit. Stafi i televizionit dhe jo vetëm, bashkohen për të celebruar në ndonjë nga klubet e kryeqytetit. Një nga të ftuarat ka qenë edhe aktorja Olta Daku, e cila ka ndarë jo pak foto e video në profilin e saj në Instagram.

Një prej tyre ka tërhequr  vëmendje më shumë nga të tjerat, duke qenë se Olta ka patur një kërkesë në veçanti për…Klajdi Harunin! Duke qenë se ishte një nga  performuesit gjatë mbrëmjes, Daku ka postuar një çast nga performanca. “Po erdhi Klajdi Haruni të kendojë në dasmën time, martohem që nesër”, ka shkruajtur aktorja, duke shprehur kështu haptazi simpatinë për këngëtarin.

Një kërkesë e tillë me siguri e ka vënë para përgjegjësisë këngëtarin, e tani pritet vetëm konfirmimi i Klajdit për të ardhur një tjetër lajm nga Olta…sepse kurrë nuk i dihet!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF