Rita Ora zbulon këngëtaren e preferuar, e duhet ta kishim marrë me mend! 0 231

Ritën po e shohim gjithnjë e më në rritje, ndërsa sukseset nuk kanë të numëruar. Si nga energjia që shpërfaq në skenë, e deri tek forca vokale, Rita ka fituar zemrat e fansave gjatë gjithë këtyre viteve. Por, kush e inspiron këngëtaren në karrierën e saj muzikore?

Rita ka postuar dy video të shkurtra në My Story, ndryshe nga herët e tjera. Whitney Huston gjatë një interviste ka qenë zgjedhja e Orës për këtë pasdite. Këngëtarja ka shoqëruar  imazhet me një ikonë kurore mbretëreshe, për të treguar qartazi se idhulli për të është pikërisht diva e muzikës. E në fakt, Huston ka shërbyer si inspirim për shumë këngëtarë e muzikantë me famë ndërkombëtare.


Epo, ndoshta tani e kuptojmë se nga e gjen Rita burimin e frymëzimit në të kënduarit ‘live’…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *