10 fakte që nuk i keni ditur për ‘I Vetëm në Shtëpi’! 0 378

Është filmi më popullor në periudhën e fundvitit, ashtu sikurse është shndërruar në prodhimin kinematografik më të dashur për shumicën. ‘I Vetëm në Shtëpi’ ka rrëmbyer zemrën e miliona njerëzve në mbarë botën, kryesisht prej situatave komike të inskenuara përgjatë gjithë filmit. I realizuar me katër pjesë të ndryshme, gjithçka sillet rreth Kevin, djaloshit të vogël, familja e së cilit e harron gjithmonë në shtëpi kur vjen puna tek të shkuarit me pushime.

Mes shumë inskenimesh plot humor e personazhesh të paharrueshëm, ‘I Vetëm në Shtëpi’ ka thyer çdo pritshmëri mbi fitimet e ardhura përgjatë viteve. Ne sot ju paraqesim 10 fakte që nuk i keni ditur për filmin më të dashur për ju:

1. Qindra fëmijë janë marrë në audicion për rolin e Kevin.


2. Tek skena e bërtitjes, Kevin presupozohej t’i hiqte duart nga fytyra, por vogëlushi Culkin e harroi këtë detaj dhe i mbajti ngjitur në lëkurë, çka dha edhe më shumë efekt komik tek çdokush.


3. Joe Pesci, që luan rolin e Harry-t, ia ka kafshuar vërtetë gishtin Culkin.


4. Tarantula në fytyrën e aktorit në foto është e vërtetë 100%.


5. Marv ka shkelur vërtetë mbi lodrat e vogla në dysheme.


6. Ky është vëllai më i vogël i Culkin, i cili luante të njejtin rol edhe në film.


7. Dublanti i Culkin në këtë skenë ishte një dublant 30-vjeçar.


8. Furgoni që i afrohet Kevin, është xhiruar duke ecur mbrapsht. Në montazh është modifikuar duke i dhënë efektin e kundërt.


9. Filmi që sheh Kevin nuk është real. Ësht xhiruar posaçërisht për ‘I Vetëm në Shtëpi’, në mënyrë që të kombinohej me skenën përkatëse me Kevin.


10. Oborri i shtëpisë së fqinjit është xhiruar në oborrin e një shkolle.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *