KreuCelebrity

Çështja duket serioze! Selena Gomez dhe e ëma i bëjnë “Unfollow” njëra-tjetrës në Instagram

 Selena Gomez dhe nëna e saj, Mandy Teefey, nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. kjo gjë është vënë re nga fansat e këngëtares, të cilët patë mbrëmjen e shkuar.

Ky zhvillim vjen i fundit vjen pasi TMZ raportoi se këngëtarja dhe mamaja e saj kishin debatuar ashpër për shkak të lidhjes së 25-vjeçares me Justin Biber. U bë me dije se Teefey kishte përfunduar edhe në spital për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Sipas TMZ, familja e Selenës nuk do ta falë kurrë Justin për ndarej e ndërlikuar me këngëtaren në vitin 2014, gjë e cila u përjetua shumë rëndë nga Selena duke kaluar edhe në depresion. Konflikti i saj me të ëmën u bë u ndez edhe më shumë kur ajo kuptoi se bashkimi i saj me Justin ishte serioz.

Në lidhje me këtë situatë, një burim i tha daily Mail se Justin e dinte që familja e Selenës nuk do ta pranonte, por ai është i vendosur ti tregojë atyre se ka ndryshuar. Ndërsa shtojnë se është mjaft i mërzitur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet mamaja e Selenës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF