KreuBusull

Lajmi i rremë mbi vdekjen e Nexhmie Hoxhës, përgenjështron bashkëshortja e të birit!

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme u përhap lajmi se Nexhmije Hoxha u nda nga jeta. Por, duket se gjithçka ka qenë një sajesë e radhës dhe lajmi është përgenjështruar nga të afërmit e bashkëshortes së ish-diktatorit.

Ballkanweb ka kontaktuar me Teuta Hoxhën, të shoqen e Ilir Hoxhës, e nga ky komunikim është zbardhur e vërteta. “Këto janë thashatheme dashakeqe, nuk është e vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, nuk është as sëmurë”, ka thënë Teuta, duke vulosur kështu lajmin e rremë.

Ky është rasti i dytë në më pak se 48 orë, ku qarkullojnë informacione të rreme mbi ndarjen nga jeta të emrave të njohur për publikun…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF