KreuCelebrity

London Noor i bën “zbor” mami Sarës

Të sjellës një fëmijë në jetë është bekimi më i madh për një grua. Fëmija të jep emrin “Nënë”, e të qenurit nënë të sjell ndjenja e emocione të papërshkrueshme. Por është edhe një mision i vështirë. Epo kush tha se të jeshë nënë është e lehtë? Bashkë me bekimin vijnë dhe “telashet”.

E një nga këto telashe të ëmbla, është edhe fakti se gjumit duhet ti thuash “mirupafshim”. Një “bela” e tilë e ka gjetur edhe trashëgimtaren e Top Media-s, Sara Hoxhën. Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku ndonëse ora ishte 05:51, i vogli i saj ishte në këmëbë duke luajtur, pa i interesuar aspak orari. Epo London Noor do ti kujtojë këto ditë, por prit të rritet dhe pak.

London Noor është fëmija i parë i trashëgimtares së Top Medias së bashku me partnerin e saj, Ledion Liçon. Ai erdhi në jetë dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa Sara dhe Ledioni u shprehën se ishin prindërit më të lumtur në botë. “Bekimi ynë më i madh vendosi të na bashkohet më herët se sa e prisnim. Ne të dy do ia dalim mirë dhe po e dashurojmë kohën e kaluar bashkë,” shkruan Sara pas ardhjes në jetë të të birit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF