KreuCelebrity

Riccardo Cocciante: “Dëshiroja ta vizitoja Shqipërinë, sidomos pas lidhjes me Elhaidën!”

Ai është i ftuari special i këtij edicionit të Festivalit të RTSH, ashtu sikurse përfaqëson një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar. Riccardo Cocciante ka mbërritur sot në Shqipëri, së bashku me të shoqen, për t’u përgatitur për natën çelëse të festivalit.

Cocciante ka shprehur lumturinë për ardhjen e një ftese të tillë, ndërsa ka thënë se ky është momenti i përshtatshëm për të vendosur një raport të ri me publikun shqiptar, si dhe e ka cilësuar këtë çast si idealin për t’ia shpërblyer shqiptarëve dashurinë që i kishin dhuruar për vite me radhë. Ai gjithashtu ka theksuar dëshirën që kishte patur gjithmonë për të vizituar vendin tonë, ashtu sikurse nuk la pa përmendur se lidhja konkrete me Elhaida Danin e kishte përforcuar këtë ndjenjë.

Cocciante është shprehur se Dani e ka merituar fitoren e The Voice of Italy, por edhe dashurinë e publikut italian. Këngëtari pritet të performojë bashkë me Elhaidën një duet natën e 21 dhjetorit, ashtu sikurse do të interpretojë dhe një nga hitet e tij më të njohura. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF