KreuCelebrity

Sot një këngëtar mjaft i pëlqyer, dikur një fëmijë i ëmbël buçko

Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshë fare të vogël. E nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe me gjithë talentin e trashëguar nga babai i tij. E kemi fjalën për këngëtarin shumë të dashur për publikun, Ermal Fejzullahun. E mbajmë mend të gjithë fillimin e tij në skenë. Një djalosh i ri, e ndonëse i dobët mjaft simpatik, i cili me zërin e tij brilant solli majft hite, duke u bërë shumë shpejt në një këngëtar mjaft të pëlqyer.

Por si ka qenë ai kur ishte fëmijë? Epo kush mund të na e tregonte tjetër këtë veç mamasë së tij. Ajo është kthyer pas në kohë, duke publikuar një foto të këngëtarit së bashku me motrën e tij, kur kanë qenë në një moshë fare të vogël. Ai ka qenë një fëmijë i ëmbël e pak buçko, por shumë i këndshëm. Në foto duket qartë se ai ka pasur që herët një marrëdhënie shumë të mirë me të motrë, gjë të cilën e ruajnë edhe sot.

Tashmë baba i tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, Ermal Fejzullahu duket shumë i lumtur me familjen e tij. i martuar me bukuroshen Arjana, ai poston vazhdimisht foto të familjes së tij në rrjetet sociale, ku duket qartë se mbizotëron dashuria e harmoni. Epo ditë të tilla paëin gjithmonë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF