Khloe Kardashian e konfirmon: Jam shtatzënë

Pas një kohe të gjatë që mediat rozë kanë spekuluar për një shtatzani të Khloe Kardashian, ylli televizim nëpërmjet një postimi në mediat sociale ka konfirmuar se është shtatzënë me të dashurin e saj Tristan Thompson.

“Ëndrra ime më e madhe po bëhet realitet. Ne do të kemi një bebe. Kam pritur dhe e kam kërkuar këtë gjë, por zoti ka një plan për gjithçka, ai e dinte se çfarë ishte duke bërë, thjesht duhet ti besoja atij dhe të isha e duruar. Kam ngrirë në kohë dhe ende nuk mund ta besoj se dashuria jonë krijoi një jetë”, shkruan 33- vjeçarja në postimin e Instagramit, ku edhe bërë lajmërimin se priste një fëmijë.

Khloe është anëtarja e tretë e familjes Kardeshian, pasi edhe Jenner pret një fëmijë të reperit Travis Scott, ndërkohë edhe Kim dhe Bashkëshorit i saj Kayn West janë duke pritur një vajzë të vogël  e cila pritet të vi në jetë në janar.

Khloe dhe Tristan filluan të dilnin bashkë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që shfaqen e parë të publike sëbashku e bërën vetëm  një muaj pas raportimeve të mediave rozë se dy yjet ishin tashmë në një lidhje.

 

26- vjeçari Tristan Thompson është një lojtar kanadez basketbolli, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së “Cleveland Cavaliers” si dhe pjesë e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *