Linda Rei sulmon fituesen e “Dance with me”: Thirri pak trurit para se ta japësh

Ka qenë Linda Rei ajo që e nisi duke treguar fituesit e spektaklit  (Xhensila dhe Trimi) dhe më pas ka ardhur dhe reagimi i Xhensilës, e cila e ka akuzuar Lindën si një personazh të etur për famë.

Por pas akuzës së Xhensilës, Linda Rei, ka reaguar  duke i thënë se nëse do të kishte nevojë për famë nuk do të ikte nga emisioni.

“Ti ke nevojë për famë se je e papunë dhe shpresojmë që do ta gjesh tani që ke fituar’, shkruan Rei.

Reagimi i plotë i Linda Rei

Të kisha nevojë për famë unë nuk ikja nga emisioni. Ti ke nevojë për famë se je e papunë dhe shpresojmë që do ta gjesh tani që ke fituar.”

“Po ca fitove? Krehje dhe ndonjë make up falas në parukeri duke i bërë një story se nuk fitove gjë tjetër. Kam çdo gjë tjetër në jetën time dhe ‘porshin’ po e shkruaj shqip që ta kuptosh e kam timin dhe nuk hedh vetëm foton e stemës në story. Kështu që, xemla para se ta japësh… oh hapësh gojën kaq kollaj, si je mësuar, thirri pak trurit dhe mendo ca po thua!”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *