KreuCelebrity

Publikohen fotot e fejesës, Meghan Markle me…fustan transparent!

Edhe pse ende në fillime, duket se Meghan Markle nuk interesohet shumë për rregullat e pallatit mbretëror. Ndoshta karriera e saj apo natyra artistike kanë ndikuar në këtë aspekt, por Markle duket krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim nga Kate Middleton. Kjo e fundit, u cilësua se theu rregullat vetëm se u paraqit një herë me një fund pak sipër gjurit, po ç’bën kunata e saj ndërkohë?…

Pallati Kensington publikoi fotot e fejesës së Princ Harry-t dhe Markle shkëlqente në secilën prej tyre. Por, çfarë u vu re dukshëm ishte fustani transparent në pjesën e sipërme. Zbukuruar me tyl të zi dhe dizenjo ngjyrë ari, Meghan solli imazhe krejt ndryshe nga setet e tjera të realizuara për të njejtat raste, në të njejtin oborr mbretëror.

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)


Mesa duket, Mbretëresha po tregohet më dorëlëshuar se kurrë. Ose nuk i dihet, ndoshta është një strategji për ta lënë Markle të lirë në fillime, për ta përballur me rregulla krejt strikte më vonë…?

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF