KreuBordo Men

Tre veshjet më të mira për festa

Festat janë një nga eventet më të rëndësishme për ne, në të cilat jo vetëm kalojmë mirë, por gjithashtu krijojmë edhe kontakte të reja. Por janë të shumtë ata meshkuj të cilët stresohen për sa i përket veshjes, aq më tepër kur ftesa për në festë vjen me një kod veshje të caktuar.  “Kollare” apo “Casual”, nuk ka rëndësi, këto që po listojmë më poshtë janë tre veshjet me të cilat nuk mund të gaboni.

Veshja me kostum

Nëse vërtet doni të veshni një kostum, një i zakonshmë, një ngjyrës nuk ju bën aspak punë, pasi do të ishit njësojë si gjithë pjesa  tjetër e të futarve. Provoni të veshni një kosutm me viza, jo jo të ekzagjeruar.  Ky lloj kostumi do t’ju krijojë mundësinë që të tërhiqni sasinë e duhur të vëmendjes.

Në vend të këmishës një golf

Nëse nuk dëshironi të dukeni si “shumë i veshur” por as “Casual”, zgjedhja e një golfi në vend të një këmishe është zgjedhja perfekte. Ngjyrën e golfit mund ta kombinoni me ngjyrën e xhaketës ose të pantallonave, por vetëm nëse arrini ta bëni si duhet, nëse jo, atëherë zgjidhni ngjyra të errta, e zeza funksionon gjithmonë.

Xhinse

Xhinse në festë: E pse jo?  Xhinset janë zgjedhja më e mirë për të patur një pmje “casual”, por nëse zgjidhni xhinse në ngjyrë të hapur sigurohuni që të keni veshur një këmishë më të errët dhe gjithmonë merrni me vete një triko të hapur.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF