KreuStil Jetese

Xhinset, modelet e duhura për çdo formë trupi

Xhinset janë një ndër veshjet më thelbësore në përditshmërinë tonë, pasi janë lehtësisht të kombinueshme dhe të rehatshme. Por secili nga ne duhet të veshë atë që i përshtatet! Zgjedhja duhet bërër bazuar në disa kritere, ndërsa duhet të jetë e orientuar, mbi të gjitha në bazë të formave të trupit tuaj. Prandaj, më poshtë, po ju rendisim xhinsat e duhura për disa forma specifike trupore.

Këmbë shumë të holla: nëse keni këmbë të hollla, atëhere duhet të shmangni skinny xhins, pasi do të theksonin edhe më shumë hollësinë  e tyre. Përkundrazi, preferoni më mirë modele më të gjera e që ju japin volum.

Këmbë të shkurtra: nëse jeni të shkurtër, apo i keni këmbët më të shkurtra se bustin, atëhere ju bëjnë punë xhinse të ngushta, por kujdes nuk duhet të jenë mbi kavile, sepse do ti bënin këmbët tuaja të dukeshin akoma më të shkurtra.

Bel i hollë: nëse keni një bel shumë të hollë, pikë së pari ndjehuni shum ëme fat, pasi ju përshtatet çdo model, duke përfshirë edhe xhinsa të ngushtë, të cilët janë më të rekomanduarit për siluetën tuaj. Kini kujdes që bluzën ta mbani brenda pantallonave, një bel i hollë nuk duhet fshehur kurrësesi.

Të pasme të bëshme: në këtë rast xhinset e parë që duhet të shmangni janë atat të ngushtët, pasi e vetmja gjë që do të theksonin do të ishin të pasmet tuaja. Në këtë rast ju vijnë në ndihmë xhinse me prerje të drejtë nga fillimi në fund.

Mom xhins: ndërë modelet më të bukura të momentit, ekzistojnë edhe ato na rrinë të gjithëve mirë. Të quajturat mom xhins, janë të larta te beli, por jo dhe aq, e të lirshme te këmbët duke na dhënë mundësinë të lëvizim lirshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF