KreuCelebrity

Alban Dudushi humb kontrollin e “Top Show”, ja ç’ka ndodhur në emision!

Është një ndër emisionet më të ndjekura të mbrëmjeve, ndërsa në krye të këtij formati kemi parë gjithmonë Alban Dudushin. “Top Show” tashmë është një ndër emrat e pandashëm të Top Channel, ndërsa puntata më e fundit duket se ka dalë jashtë çdo parashikimi. Dudushi është gjendur përballë një të papriture, por jo nga ato të hidhurat.

Stafi i “Top Show”, me në krye Bieta Sulon, kanë përgatitur një mini-festë surprizë për 45-vjetorin e Albanit. Përgjatë viteve, 17 prej tyre moderatori ia ka kushtuar drejtimin të “Top Show”, e për këtë arsye në ekranin prapa shpinës së tij është shkruar “17 në 45”. Mes emocionesh, Albani ka fikur qirinjtë në tortën tre-katëshe, një tjetër pjesë e surprizës.


Nuk ka munguar as shampanja e zbukurimet e nevojshme për ditën speciale të Dudushit, ndërsa fotot i ka shpërndarë në Instagram Albana Osmani. Goxha surprizë, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF