KreuBusull

Horoskopi i Krishtlindjeve për 12 shenjat, mësoni si do të jetë 25 dhjetori për ju!

Krishtlindjet erdhën, e në këto ditë festash e gjejmë veten gjithmonë nën shoqërinë e familjarëve tanë dhe me njerëzit e dashur. Por a mund të jetë e mjaftueshme magjia e Krishtlindjeve për tju larguar energjitë negative që mund ti kemi mbledhur nga ditët e shkuara? Më poshtë po ju japim se si do të jetë 25 dhjetori për secilën nga shenjat:

Dashi: për shkak të kalimit të shumë planeteve në shenjën tuaj, Krishtlindjet e këtij viti do tju gjejnë të lodhur e të stresuar, e kjo për shkak të ngarkesës së madhe që keni kaluar në punë. keni nevojë të shlodheni, prandaj zgjidhni më mirë disa Krishtlindje të qeta nën praninë e familjarëve më të afërt.

Demi: planeti i bricjapit këtë vit do tju bëjë të ta jetoni shumë intensivisht ditën e Krishtlindjeve. Gjithsesi mos zgjidhni një darkë të thjeshtë me familjarët tuaj. Ideale për ju do të ishte një udhëtim.

Binjakët: Krishtlindjet janë një periudhë shumë e mirë për ju për të bërë një rezyme të vitit që po lemëpas. Kështu do të kuptonise çfarë ju duhet të bëni për të pasur një jetë më apasionante e më të bukur. Do të keni Mërkurin kundër, prandaj mos u mbështesni në mendimet impulsive. Planetet në shenjën e bricjapit do të sjellin disa ish-të njohur për ju. Ata mund të shfrytëzojnë këtë periudhë për tju uruar me shpresën për tu afruar sërish me ju.

Gaforrja: Mos u dekurajoni nëse marrëdhëniet me disa njerëz janë dëmtuar gjatë periudhës së fundit: Krishtlindjet mund të bëjnë mrekulli dhe ju jeni me fat të gëzoni një aspekt të shkëlqyeshëm nga Jupiter. Edhe këtë vit, Marsi feston me ju dhe ju fton të jetoni këtë ditë me entuziazëm dhe vitalitet të madh, duke tërhequr në botën tuaj të emocioneve edhe njerëzit që doni. Lërini mënjanë problemet tuaja romantike dhe përpiquni të përballeni me çdo sfidë me një buzëqeshje të madhe!

Luani: Krishtlindjet këtë vit mund të jenë edhe më të mira nëse i kaloni nën shoqërinë e shumë fëmijëve të lumtur dhe të qeshur. Marsi dhe Jupiter mund të krijojnë pak konfuzion në familje dhe të prishin harmoninë për të krijuar atmosferën magjike që dëshironi. Mundohuni të rezistoni e të mos largohnei nga paqja dhe gëzimi që janë tipike për këtë ditë festimi. Mos u bëni shumë të shqetësuar dhe kritik me ata rreth jush dhe përpiquni të kapni vëmendjene tyre.

Virgjëresha: planetet në Bricjap këtë vit ju bëjnë të jetoni magjinë e Krishtlindjeve me intensitet të veçantë. Dritat me ngjyra, dhuratat dhe dekorimet rreth qytetit ju vë në një gjendje shpirtërore të mirë. Ju jeni edhe më bujar se zakonisht dhe do ti kënaqni të dashurit tuaj me shumë dhurata dhe letra përshëndetëse me të cilat do të tregoni të gjithë dashamirësinë tuaj.

Peshorja: ideja për të kaluar festat nën praninë e prindërve nuk ju ka entuziazmuar kurrë, ndërsa këtë herë do të keni vërtetë dëshirë të shkëputeni. Prandaj bëjini mirë llogaritë. Organizoni diçka me shoqërinë dh esigurohuni ti rrëmbeni magjisë së Krishtlindjeve më të mirën që ajo ofron!

Akrepi: Me Marsin dhe Jupiterin në shenjën tuaj ju mund të kaloni një Krishtlindje fantastike, plot pasion dhe entuziazëm, gëzim dhe vitalitet. Jeni të lumtur që do ti kaloni pushimet tuaja me të dashurit tuaj dhe jeni gati për të udhëtuar tek dikush që jeton pak larg prej jush. Planetet në Bricjap ju bëjnë.

Shigjetari: Merkuri në shenjën tuaj ju bën të jetoni Krishtlindjet me të njëjtën frymë fëmijësh, me të njëjtin habi, të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën fantazi! Ju i keni vënë vetes qëllimin e të qenit më praktik, dhe Planetet në Bricjap mund të ju ndihmojnë objektivisht, veçanërisht sa i përket menaxhimit të parave tuaja. Jupiter ju kujton rëndësinë e kujdesit për njerëzit më të dobë: altruizmi juaj mund të bëhet një shembull i mirë për shoqërinë!

Bricjapi: Krishtlindja gjithmonë ju sjellin një humor të mirë dhe këtë vit Afërdita në shenjën tuaj mund ta bëjë 25 dhjetorin edhe më romantik dhe emocionues. Yjet sugjerojnë që ti kaloni këto ditë festimi me personin që doni, duke nxjerrë momente unike dhe të veçanta për jetën e një çifti.

Ujori: shqetësimet në punë do tju shoqërojnë edhe në ditën e Krishtlindjeve. Gjithsesi, Marsi e Jupiteri janë në favorin tuaj dh emund ti bëjnë këto Krishtlindje edhe më magjike nga çfarë keni pritur. Mos kini frikë të tregoni brishtësin tuaj.

Peshqit: me Hënën në anën tuaj, Krishtlindjet mund të jenë më magjike sesa keni imagjinuar! Ëndrrat e tuaja mund të bëhen realitet këtë ditë. Ndjenjat tuaja mund të jenë profetike dhe ndjeshmëria juaj ju bën të përshtateni në mënyrë të përkryer me njerëzit që doni. Marsi dhe Jupiter në pamje të shkëlqyer ju garantojnë një formë të mrekullueshme fizike

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF