KreuCelebrity

Luana, një mesazh të fshehtë për vjehrrën në emision!

‘Shiko Kush Luan’ ka sjellë jo pak të reja për publikun, ndërsa protagonistë nuk kanë qenë vetëm personazhet e ftuar. Vetë moderatorja e programit është komentuar së shumti që në puntatën e parë të këtij formati. E përfolur prej kohësh për lidhjen me Krenar Çoçaj, vetë çifti kanë vendosur të ruajnë privatësinë lidhur me marrëdhënien e tyre.

Këtë të shtunë, Vjollca ka dërguar një mesazh të koduar për vjehrrën e saj. Një zonjë nga publiku ka zbritur në skenë për të kontribuar në një nga lojërat e spektaklit, ndërsa Luana ka patur diçka për të thënë. “Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe kam një arsye pse”, ka thënë moderatorja, ndërsa Prive.al ka zbuluar diçka tjetër.

Mesa duket, të nejtin emër mban edhe mamaja e Krenarit, e Luana nuk ka lënë pa e përmendur këtë fakt. Edhe pse një mesazh i koduar, ky ndoshta është një tregues se Vjollca  i ka mirë marrëdhëniet me nënën e Çocaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF