KreuArt

Nata e dytë  Festivalit të 56- të, nuk do mungojnë suprizat

Mbrëmë afër mesnatës përfundoi mbrëmja e parë e festivalit të 56 të këngës në Radion Televizionin Shqiptar, i drejtuar nga moderatori i njohi i ekranit, Adi Krasta.

Festivali filloi me të madhin Riçardo Coçiante që përcolli për publikun hitin e tij “Margarita”, të cilin e improvizoi edhe me mbështetjen e publikut i cili shoqëroi maestron gjatë refrenit të këngës së tij e cila mbetet një hit. Festivali ka vazhduar me 11 këngë të interpretar nga këngëtarët më me emër të muzikës shqiptare, të cilët janë prezantuar nga 11 personazhe me gjurmë në jetën sociale të vendit.

Gjatë natës së parë në skenën e Pallatit të Kongreseve, janë rikthyer emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare  si:  Elton Deda, Mariza Ikonomi,  vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi,  por edhe më të rinj si Luis Ejlli e Rezarta Smaja.

Nata e dytë pritet të jetë një vazhdim i spektaklit të natës së parë, ku do të prezantohen këngët e reja, të ftuarit e tjerë, si dhe suprizat e tjera. Nata e dytë do tu kushtohet të rinjve dhe me Krastën do të bashkëprezantojnë disa nga drejtuesit në vite. Gjatë festivalit nuk do të mungojnë as numrat koreografikë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF