KreuCelebrity

Po fejohen të gjitha! Edhe Afërdita Dreshaj thotë “Po” në një propozim magjik

    

Ky vit me sa duket nuk është vetëm ai i martesave, por edhe i fejesave. Pas këngëtares Adelina Tahiri, e cila njoftoi fejesën e saj vetëm pak ditë më parë, një tjetër këngëtare thotë “Po”. E kemi fjalen për bukuroshen Afërdita Dreshaj. Prej disa vitesh në një lidhje me lojtarin çek të hokeit, Jakup Kindl, ata më në fund e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Lajmin mbi fejesën këngëtarja dhe modelja e dha nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregon edhe unazën me diamant. “Thashë PO. Së shpejti do postoj foto. Shumë e emocionuar sot”, shkruan këngëtarja.

Jeni kuriozë të dini se si ishte propozimi? Në rregull po jua tregojmë, por mos u ndjeni keq nëse propozimi juaj nuk ka qenë kaq magjik. Epo gjithçka ndodhi në një darkë. Teksa darkonin, dhe jo një darkë dosido, por tartuf i bardhë, e për ata që nuk e dinë tartufit të bardhë i kushton katër mijë dollarë kilogrami, Kindl i ka nxjerrë Afërditës unazën me diamant.

Siç mund ta shihni dhe nga foto unaza është thjeshtë super, ku e vetmja gjë që duket është guri i çmuar. Por nuk mbaron këtu. Kishte dhe shumë lule. Të gjitha çfarë mund të kërkojë një femër i gjeti Afërdita Dreshaj: propozim magjik me burrin e ëndrrave!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF