KreuCelebrity

Zyrtarizimi i shtatzënisë së Khloe mund të jetë një lajm i sponsorizuar!

Pas një periudhe të gjatë thashethemesh për një shtatzëni të mundshme të Khloe dhe Kylie, motra e madhe e Kardashianeve pranoi para pak ditësh se ishte në pritje të ëmbël. Khlie e dëshironte pa masë një fëmijë, por kishte qenë e pamundur për gjithë këtë periudhë që dëshira e saj dhe e partnerit të realizohej. Lajmi u prit plot komente pozitive, ndërkohë që një tjetër teori po qarkullon në internet.

Duke qenë se Khloe e zyrtarizoi shtatzëninë nëpërmjet një fotoje në Instagram, ndjekësit kanë dalë në konkluzionin se ky nuk është asgjë tjetër veçse një lajm i sponsorizuar. Në veshjen e sipërme të Khloe duket qartazi i shkruar emri i Calvin Klein, në një kohë që në fillim të këtij muaji u mësua se familja Kardashian kishte firmosur një kontratë (për imazh) pikërisht me këtë firmë. Me pak fjalë, CK mund të ketë ndikuar shumë në zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël të Khloe.

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)


BuzzFeed News ka kontaktuar me firmën në fjalë, por këta të fundit nuk kanë pranuar të japin asnjë koment lidhur me një teori të tillë. Duke marrë parasysh që Kardashianët s’janë gjë tjetër veçse imazh, fjalë të tilla mund edhe të jenë të vërteta…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF