KreuCelebrity

Adelina shkëlqen në Festivalin e RTSH, na jep edhe lajmin e mirë

Prej shumë vitesh mungese në skenë, këngëtarja  e njohur Adelina Ismaili ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në natën e dytë të Festivalit të këngës në RTSH gjatë edicionit të 56-të të tij. Ajo ka ditur si të na mahnisë sërish, teksa u duk e mrekullueshme në këtë dalje.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë nude me xixa dhe këndoi vetëm pak sekonda këngën me të cilën u prezantua në festivalin e 35 të këngës në vitin 1996, me titull “Zemrën nuk ta fal. Teksa bisedonte me drejtuesine Festivalit, Adi Krastën, Adelina na ka dhënë edhe një lajm shumë të mirë.

E pyetur lidhur me lajmet se ajo ka hequr dorë nga muzika, Adelina tha se deklarata e saj është keqkuptuar pasi nuk do të këndojë më nëpër clube, por festivalet si ky i sjellin gjithmonë emocion dhe do vazhdojë të këndojë për skena të mëdha, duke shtuar se largimi do të sillte vetvrasje artistike. Eposa mirë që e dëgjuam edhe këtë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF