Harrojeni Ermalin! Në profilin e Amit krijohet një super-situatë komike!

Ndonjëherë, nuk të duhet të sforcohesh shumë për t’i bërë të tjerët të qeshin. Ndonjëherë, i bën krejt padashje. Ndonjëherë, i bën dhe atëherë kur nuk mendoje se do i bëje!

E mesa duket, rasti i fundit është ai i Amit, e cila njihet për postimet e saj lidhur me organizimet e dasmave apo eventeve të ndryshme në biznesin që zotëron prej një dekade tashmë. Nga ana tjetër, e dimë fare mirë se Toska është në pritje të ëmbël, e këtu ka nisur gjithçka. Ami ka postuar foton e një nëne të re me të birin përkrah, poshtë së cilës ka shkruar: “Mirëseerdhe Adi! Një ngjyrë e mrekullueshme dekori për ardhjen e një djaloshi të vogël”, ka shkruar Toska, duke iu referuar kështu organizimit të radhës të realizuar nga ajo dhe stafi i saj.



Por, ndjekësit e kanë keqkuptuar një postim të tillë, dhe kështu kanë filluar të urojnë Amin për ardhjen e imagjinuar në jetë të djalit të saj dhe Ermalit. Ndoshta, vajza brune në foto i ka ngatërruar edhe më shumë, duke shtyrë kështu rreth 18 komentues të shprehin urimet e tyre njëri-pas tjetrit. Mesa duket, një pakujdesi e vogël të çon në të tilla ngatërresa, sidomos në rrjetet sociale. Ka ende kohë për ta uruar çiftin e famshëm…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *