KreuCelebrity

Arbana i zbulon sekretin, Eno Popi baba për herë të parë!

Ata janë dy nga miqtë më të pandarë të Top Medias. Së bashku me Xhemi Shehun e Ledionin, Arbana Osmani dhe Eno Popi janë dy anëtarët e tjerë të këtij rrethi të ngushtë miqësie. Moderatorja ka qenë konkurrentja e radhës në “100 Milion”, me Alban Dudushin në krah. Lajmi u more vesh pak ditë më parë, ndërsa Osmani ka zbuluar diçka krejt ndryshe lidhur me Enon.
https://www.instagram.com/p/BdFPPwNFRZr/
Arbana ka bërë të ditur për publikun se partnerja e Enos është aktualisht në pritje të ëmbël, e jo vetëm kaq. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë as gjininë e fëmijës, duke njoftuar se Popi do të bëhet babai i një vajze. E në fakt, lajme të tilla nuk mund të vinin më mirë se sa në periudhën e Krishtlindjeve.

A post shared by Eno POPI (@enopopi)


Moderatori i ‘Wake Up’ dhe ‘100 Milion’ është i lidhur prej kohësh me partneren e tij, romancë që kaloi edhe në fejesë. Kënga e vjetshme e fundivtit të Top Channel, mblodhi figurat e ekranit të gjithë së bashku, në një segment të së cilit shihej dhe Eno krah së fejuarës së tij. Epo, shumë urime Enos!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF