E para që predikoi fitoren, e uron Eugentin me një mesazh special!

Fituesi i Festivalit të RTSH u shpall Eugent Bushpepa, emri që do të na përfaqësojë këtë herë në Eurovizion. Edhe pse shumë artistë e quajtën festivalin në tërësi si të padrejtë, prej kohësh përflitej se Eugenti ishte kandidati për çmimin e parë. Një nga këngëtaret që e shprehu një dëshirë të tillë ishte Juliana Pasha, e cila shprehu superlativa për Bushpepën.

Më 13 dhjetor, Juliana shkruajti: “Të uroj me zemër fitore në Festivalin e Këngës në RTSH”, duke e cilësuar këngëtarin si vokalin më të bukur mashkullor, dhe duke e vlerësuar për potencialin në të kënduarit ‘live’. Sot, Juliana ka patur një tjetër dedikim për Bushpepën. “Oh, sa e lumtur jam për ty Eugent Bushpepa. Ke qenë i mrekullueshëm. Bravo për të gjithë pasionin dhe emocionin që dhuron me zërin tënd. Shumë urime”, ka shkruar Pasha.

Megjithatë, nuk mund të harrojmë reagimet dhe pakënaqësitë e artistëve konkurrentë, që janë të pranishme pothuajse çdo vit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *