KreuStil Jetese

Filmat e Krishtlindjeve që nuk duhen  humbur


Filmat e krishlindjeve janë bërë tashmë pjesë e atmosferës së kësaj feste të veçantë, po sipas asaj që thotë edhe Instituti Amerikan i Filmit, ata më të vjetërit gjithmonë të preferuar. IAF madje ka publikuar edhe një listë me këta filma që ne po e sjellim për ju.

Në krye të listës qëndron filmi “Një jetë e mrekulleshme”, i realizuar nga regjisori Frank Capra, i cili tregon historinë e George Baileyr, një njeri zemërgjerë që përfundon në falimentim. Kur George Bailyer (i luajtuar nga James Stewart) i mërzitet jeta dhe uron që më mirë të mos kishte lindur fare, i shfaqet një engjëll i cili ja plotëson dëshirën.

Engjëlli i tregon George se si do të kishin rrjedhur ngjarjet nëse ai nuk do të kishte linduar dhe George e kupton se sa e zymtë do të ishte jeta për dashurit e tij dhe kthehet pranë familjes. Gjithçka përfundon me një fund të lumtur, pasi miqtë dhe të afërm e ndihmojnë duke e shpëtuar nga falimentimi.

Lista e filmave të Krishtlindjes vazhdon me “I vetëm në shtëpi”, një prej komedive më të njohura në të gjithë botën duke shërbyer si një garanci i të qeshurave pafund. Lista vazhodon edhe me komendi të tjera si “Santa Calusi”dhe “Elfi”.

Gjithashtu në listën e filmave të Krishtlindjes nuk mund të mungojë as “Die Hard”, me aktorin Bruce Ëills, i cili në fund të filmit arrin t pajtohet me bashkëshorten e tij në kohë Krishtlindjeje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF