KreuBusull

Horoskopi, e diel 24 dhjetor

Dashi

Kjo jave do jete shume e thjeshte për gjithë ju te dashuruarit. Nuk do keni aspak konflikte me partnerin, përkundrazi do dashuroheni me te me pasion dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë një periudhe te trazuar e te mbushur me angazhime prandaj nuk do kenë kohe ta kërkojnë dashurinë. Sektori i financave ka për te qene me i kënaqshëm se me pare, por serish jo ne gjendjen perfektë për te bere investime te tejskajshme. Sektori i shëndetit do jete shume me i mire dhe do merrni fryme shume me lirisht. Ne pune do ju dalin disa probleme ditët e para, por deri ne fundjave do keni zgjidhur gjithçka. Jeta familjare mund te ketë disa konflikte.

Demi

Klima ne jetën tuaj ne çift ka për te qene shume e ngrohte këtë jave. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do bëni edhe surpriza. Beqaret do e kenë shume te vështirë t’i shprehin ndjenjat, por ne fakt do e ndryshojnë statusin këtë japë pas propozimeve qe do marrin nga te tjerët. Shpenzimet duhet t’i menaxhoni me kujdes sepse mund t’iu fillojnë probleme te mëdha me vone. Shëndeti here pas here do jete i trazuar, por probleme serioze nuk do ketë. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen me te qete pas te enjtes. Jeta profesionale do jete e shkëlqyer e madhe me e mire edhe nga sa mund ta kishit imagjinuar ndonjëherë. Familjaret do iu japin mbështetje te madhe.

Binjakët

Nëse doni te jetoni te qete e te ndiheni mire pranë partnerit tuaj mundohuni te dominoni frikërat dhe shqetësimet qe keni pasur. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do ju duket shume i trishte. Për ta nuk do ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Sektori i financave do jete shume i kënaqshëm. Filloni te shlyeni njëherë borxhet e vjetra e me pas te mendoni për te investuar për te ardhmen. Shëndeti fizik dhe ai mendor nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje nuk do keni me as shqetësimet e vjetra. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. Kjo jave ne fakt do jete shume e begate. Kundërshtarët tuaj do ndihen vërtet keq. Me familjaret mundohuni t’i limitoni konfliktet.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift nuk do ketë ndryshime shume te mëdha gjate kësaj jave. Beni çdo gjë me kujdes me maturi dhe nuk do lindin aspak mosmarrëveshje me partnerin. Për beqaret nuk do mungojnë aspak takimet, por mos prisni histori dashurie si neper përralla. Do kohe qe lidhjet qe mund te krijoni te bëhen vërtet serioze. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, kështu qe duhet te shmangni investimet e mëdha dhe dhëniet e huave. Sektori i shëndetit nuk do ketë asnjë problem. Do ndiheni te qete si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo mendore. Ne pune do ju bëhen disa propozime vërtet interesante te cilat do bëni mire te mos i refuzoni. Me familjaret çdo gjë do ece si duhet.

Luani

Gjate kësaj jave do arrini te rivendosni komunikimin me partnerin tuaj dhe do ju duket sikur do rilindni. Shume gjera do ndryshojnë për mire dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret qe duan aventura kalimtare di jene te privilegjuar ndërkohë qe te tjerët duhet te presin ende kohe. Buxheti nuk do jete i keq, por po shpenzuat pa llogari situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit dhe do keni nevoje për ndihme. Gjendja shëndetësore do ketë dite qe do jete e trazuar dhe delikate. Kujdesuni pak me tepër për veten ne mënyrë qe gjendja mos përkeqësohet. Ne pune do filloni projekte te mëdha qe do ju sjellin përfitime financiare dhe do iu bëjnë me te njohur. Jeta familjare do jete e mire.

Virgjeresha

Nëse nuk doni probleme serioze me partnerin tuaj këtë jave, mundohuni te jeni me te logjikshëm dhe me largpamës. Po u treguar strikte dhe kokëfortë do keni probleme te njëpasnjëshme. Beqaret mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël, por pas te mërkurës jeta do jete e jashtëzakonshme dhe rrahjet e zemrës do shtohen. Me financat nuk keni për te pasur aspak probleme edhe pse ne fakt nuk do tregoheni shume te kursyer me shpenzimet. Gjendja shëndetësore do jete shume here me e mire se me pare. Do mbusheni me fryme lirisht dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Jeta profesionale do ece para me ritme te shpejta sepse gjithë kohës do dini te ecni me plane. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Peshorja

Për te dashuruarit kjo do jete një jave pozitive. Edhe pse do iu dalin here pas here probleme e vështirësi, me komunikim, tolerance dhe bashkëpunim, do zgjidhni gjithçka menjëherë. Beqaret as nuk duhet te bëjnë dhe as nuk duhet t’iu besojnë te gjitha premtimet qe do ju bëhen. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangin lëndimet. Sektori i financave do jete me interesant dhe me i begate. Këtë jave do arrini te bëni edhe investimet e menduara prej kohesh. Shëndeti do ketë probleme te vogla deri ditën e premte, prandaj vetëm fundjava do jete plotësisht e qete. Ne pune duhet te jeni me te përgjegjshëm dhe me te vendosur pasi vetëm kështu mund te arrini atje ku doni. Jeta familjare do jete e vështirë.

Akrepi

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete këtë jave, por nuk do mungojnë as momentet e ngrohta dhe pasionante. Ditët me te veçanta janë e mërkura dhe e shtuna. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja nëse duan ta gjejnë personin e duhur. Ata nuk duhet te presin gjithmonë nga te tjerët dhe as nuk duhet te joshin vend e pa vend. Sektori i financave do jete goxha i mire kështu qe mund te blini gjerat qe keni menduar pa ju dridhur dora aspak. Gjendja shëndetësore do jete e qete ditët e para, por pas te enjtes mund te keni shqetësime nga koka dhe këmbët. Ne pune duhet te bashkëpunoni me koleget ne mënyrë qe te arrini atje ku dëshironi. Familjes duhet t’i përkushtoheni me tepër.

Shigjetari

Mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift kane për te qene te vazhdueshme gjate gjithë kësaj jave. Do jeni te palogjikshëm dhe ne shumicën e rasteve do ju duket sikur keni vetëm ju te drejte. Ne fakt ky do jete një gabim qe do sjelle pasoja për vazhdimësinë tuaj. Beqaret me shume gjase do kenë mundësi ideale për te filluar lidhje, por do bëjnë mire te mos e bëjnë publike dhe te mos flasin me askënd për këtë gjë. Perspektivat financiare duken goxha te mira, madje gjendja do jete edhe me e mire nga sa e kishit ëndërruar. Shëndeti mund te kenë shqetësime shume te vogla ditën e pare, por me pas do jete i shkëlqyer. Jeta profesionale do jete tej mase e privilegjuar dhe do ndiheni pafundësisht mire. Familja pa probleme.

Bricjapi

Jave e paqëndrueshme dhe problematike do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do keni debate shume te forta me njeri-tjetrin dhe mund te prekni edhe tema delikate. Zemra nuk do ndihet aspak e qete. Beqaret do marrin deklarata shume te forta dashurie, te cilat do i bëjnë te mos presin gjate për te dhënë përgjigje pohuese. Ne planin financiar do merrni mbështetje te madhe nga familjaret, por mund te fitoni edhe ndonjë lotari. E sigurte është qe gjendja do përmirësohet goxha. Shëndeti nuk do jete i keq, por për një gjendje edhe me te mire duhet te kujdeseni me tepër për ushqimin. Ne pune do keni besim te madh tek vetja dhe do arrini atje ku dëshironi. Jeta familjare do jete e begate.

Ujori

Këtë jave do bëni te pamundurën ju te dashuruarit qe marrëdhënia me partnerin te jete sa me e ngrohte e me e bukur. Nuk do mungojnë surprizat, dhuratat dhe emocionet e veçanta. Beqaret nga ana tjetër do joshin e do joshen ne çdo moment. Për ta është e pamundur te mos e ndryshojnë statusin këtë jave. Gjendja financiare nuk do jete e aspak e keqe, madje pas te mërkurës mund te ketë edhe përmirësime. Si do jete shëndeti? Për këtë sektor mos u shqetësoni aspak sepse gjendja do jete vërtet e shkëlqyer e pa probleme. Ne pune do jeni profesioniste dhe do arrini pa shume mund çdo objektiv qe do i vini vetes. Jeta familjare do jete shume e trazuar.

Peshqit

Jave shume konfliktuale ka për te qene kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni debate te herëpashershme dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Kokëfortësia e te dyve mund t’iu çojë edhe ne rruge te gabuar. Beqaret nuk do jene te logjikshëm dhe ka rrezik te bëjnë zgjedhje te gabuara. Ndryshe nga sa ata presin, nuk do fillojnë histori te bukura dashurie. Me shpenzimet mos e teproni për asnjë arsye sepse nëse mund te vuani pasojat e gabimeve te bëra. Gjendja shëndetësore ka për te qene goxha me e mire. Do e kaloni edhe gripin dhe nuk do keni as dhimbje shpine. Ne pune do korrni ato qe keni mbjelle dhe ju e dini me mire se çfarë. Jeta familjare do ketë goxha përmirësime.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF