Lori ‘kunja’ për Ermalin? Ja se si ngacmohen me njëri-tjetrin! 0 240

Edhe pse e mbrëmshmja i gjeti motrat Hoxha në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, Lori nuk nguroi  të postonte menjëherë foto nga udhëtimi i radhës. Sëbashku me Sarën dhe të ëmën, trashëgimtarja e Top Channel ndohet momentalisht në Stamboll, ku dhe pritet të kalojë Krishtlindjet. Por, këto nuk janë të vetmet personazhe në kryeqytetin turk.

Së bashku me to është parë dhe Ermal Mamaqi, i cili ka postuar një foto me Vjollcën, Lorin dhe Sarën në Instagram. “Dy vjet që i lutem Lorit të vijë tek një intervistë tek Xingu. Nuk e lë mami”, ka shkruar Mamaqi me humor, por Lori nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Kur të vish prapë tek Topi e bën një përjashtim”, ia ka kthyer Hoxha, duke na bërë kështu kurreshtarë nëse po flitet për një ftesë, projekt në të ardhmen apo është thjesht një ngacmim për Ermalin që ka rendur pas televizionit konkurrent?

Kujtojmë se natën e mbrëmshme në ‘Shiko Kush Luan’, Lori tha se i vetmi njeri që i mungon Top Channel është dhe vetë themeluesi i tij, Dritan Hoxha….

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *