Merr fund ‘dilema’, zbulohet data e martesës së Sarës dhe Ledionit 0 187



Sara Hoxha gjatë ditës së djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka treguar se kur do të martohet me moderatorin Ledion Liço, me të cilin është në një lidhje dhe gjithashtu kanë edhe një djalë.

E vendosur përballë alternativës për të pirë alkool ose të tregonte se kur do të martohej me Ledionin, Sara ka zgjedhur këtë të dytën. Ajo që tashmë dimë se siguri është që çifti do ta kurorzojë lidhjen e tyre gjatë vitit 2018.

Sara nuk ka preferuar të japi një datë të saktë për martesën e saj me Liço, si dhe është treguar e rezervur, pa dhënë detaje të tjera për dasmën. Ajo që tashmë është e sigurtë është se në 2018 do të kemi dasmën Sara- Ledion, por do të na duhet të presim për të mësuar datën e saktë.

Çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë më 13 dhjetor të 2016-ës duke mirëpritur në jetë djalin London Noor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *