Prapa emrit të djalit të Arbanës fshihet një kuptim shumë i bukur dhe do ta kuptoni pse!

“100 Milion” solli jo pak informacione këtë herë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur konkurrentë ishin vetë personazhet e njohur. Arbana Osmani dhe Alban Dudushi, dy nga garuesit më të fortë këtë të diel, ia kanë dalë me sukses në shumicën e lojës. Një nga pyetjet ka konsistuar në vazhdimin e këngës “Jon” të Ardit Gjebreas, e jo pa qëllim.

Jon quhet djali i vogël i Arbanës, ndërsa moderatorja ka shpjeguar pse ka bërë këtë zgjedhje. “Më pëlqen shumë kënga ‘Jon’, është e preferuara ime, më pëlqen deti Jon, më pëlqen emri Jon, prandaj vendosa ta quaja Jon”, është shprehur Osmani, ndërsa duket se Gjebrea është inspirimi i shprehur pas kësaj zgjedhje.

E në fakt, nuk mbetet në kategorinë e emrave të vjetër, përkundrazi, tingëllon po aq modern sa të tjerë që jemi mësuar të dëgjojmë së fundmi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *