KreuCelebrity

Alketa uron Krishtlindjet, por destinacioni që ka zgjedhur nuk përputhet fort me festën!

Nuk janë të shumtë personazhet shqiptarë që e kalojnë kohën në udhëtime, por Alketa Vejsiu përfshihet tek të paktët në këtë rast. Përpos angazhimit në televizion, thuajse çdo javë e shohim në destinacione jashtë vendit. Ajo ishte ndër të parat që na solli atmosferën e dimrit dhe festave të fundvitit në tërësi, ndërsa këtë herë ka sjellë një urim ndryshe për Krishtlindje.

Buzë detit, rrethuar nga atmosfera tropikale, Alketa ka uruar ndjekësit e saj në Instagram. Veshur me kostum plazhi dhe me një kapele të babagjyshit në kokë, duket se këto kanë qenë Krishtlindjet ideale për Vejsiun. Të shumtë kanë qenë dhe komentuesit që e kanë uruar, ku ndër to dallon edhe emri i Arbana Osmanit. “Gëzuar sexy mama”, e ka uruar Osmani, ndërsa pushimet e Vejsiut duket se do të zgjasin ende.
https://www.instagram.com/p/BdH5rUYgTb4/
Epo, dhe pak i nxehtë në mes të dimrit nuk është keq, apo jo?

https://www.instagram.com/p/BdFgzh5Afke/

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF