KreuCelebrity

Familjet u shtuan/ Prindër për herë të parë dhe  të dytë!

Çdo vit sjell lajme të gëzueshme për çiftet VIP, e këtu nuk po flasim vetëm për martesën. Lajmi i gëzueshëm për pritjen e ëmbël lumturon çdokënd, ndërsa 2017-ta gjeti plot personazhe të famshëm duke përjetuar për herë të parë e të dytë eksperiencën e prindërimit. Disa i dhuruan vëllait të vogël një motër ose e ansjellta, të tjerë ndjenë bekimin e fëmijës së parë.

Portalet u mbushën me lajme për të vegjëlot VIP këtë vit, por cilët ishin ata që shtuan familjen në 2017-tën?

Esdalin Gorani dhe Ola Hasani
Çifti i koreografëve po shijonin rritjen e vajzës së tyre Olesia, deri sa vendosën që të mos e linin vetëm edhe për shumë gjatë. Familja u shtua me një djalosh të vogël, emrin e së cilit babi Esdalini e zbuloi pak javë më parë. Oen quhet vëllai i Olesias, ndërsa çifti duket më i lumtur se kurrë!

Taulant Balla dhe Iris Pekmezi
Përtej dyerve të jetës politike, Taulant Balla dhe Iris Pekmezi dukeshin mëse të gëzuar me djalin e parë të tyre. Por, ata vendosën ta shtonin gëzimin kur në jetë erdhi Melani. Një dhuratë e vogël dhe tejet e çmuar për familjen Balla, foto e së cilës u zbulua me vështirësi kur sapo lindi. Të presim vallë lajmin për një të tretë…?

Ilva Tare
Edhe pse e përkushtuar shumë pas punës, asnjë angazhim nuk krahasohet me atë për Melody. Gjithmonë në foto bashkë të përqafuara, Ilva Tare vendosi t’i dhuronte një vëlla së bijës. Thomas erdhi në jetë për t’i shtuar ëmbëlsinë familjes, si kurrë më parë.

Tuna dhe Patris Berisha
Ndër çiftet më të çmendura për djalin e tyre të parë…ndoshta sepse është dhe i pari! Që në fillim, si Tuna, ashtu dhe Patrisi publikuan foto të Tianit të vogël. Madje, i hapën dhe një llogari në Instagram, ndërsa Tiani duket se do të marrë rrugën e modelingut (po, aq shumë foto ka që tani!).

Pranvera Borakaj
Një nga moderatoret më në zë të Vizion Plus përjetoi emocionet e të bërit nënë për herë të parë. Lajmi për ardhjen e Annas në jetë ishte po aq i gëzueshëm sa ai kur u mësua se Pranvera ishte në pritje të ëmbël. Duke ruajtur fort privatësinë, fotot e Borakaj me Annan nuk i shohim shpesh, por dihet se moderatorja po përjeton çastet më të lumtura!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF