KreuCelebrity

Rita Ora ndryshon pamje,  ‘kryqëzohet’ nga fansat

Rita Ora është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët, duke qenë se edhe vet ylli i muzikës është shqiptare, por këtë herë një ndryshim në pamjen e Rita Orës nuk ju ka pëlqyer fare ndjekësve të saj në rrjetet sociale të cilët nuk i kanë kursyer komentet.

Shkak për komentet negative ka qenë një postim i Ritës, e cila ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur një dhëmb të artë, ndërkohë që fansat e saj e kanë konsideruar si diçka të pahijshme këtë gjë për yllin e muzikës.

 

“Më vjen keq por dhëmbi i artë duhet të largohet. Shum katastrof po të rrin”, “Gjyshja ime e ka qe 35vjett edhe nuk e reklamon qishtuu…”, “Gabim shumë gabim, duket e tmerrshme dhe o Zot unë shpresoj që kjo nuk është e përhershme”, kanë qenë disa nga komentet që ndjekësit kanë lënë në postimin e Ritës.

Por mes tyre ka patur edhe nga ata të cilëve ju ka pëlqyer duke i shkruar këngëtares në komente se dukej shumë e bukur. Gjithashtu nuk kanë munguar as ndjekësit të cilët i kanë uruar këngëtares Krishtlindjen.

 

@seattlegold hooked me up! It’s Xmas tomorrow!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF