KreuBusull

Arsyeja e ‘divorcit’ Balla-Top Channel, mund të jetë ky politikan!

Tashmë u kuptua fare qartë se marrëdhëniet mes Sokol Ballës dhe Top Channel nuk janë aspak të qendrueshme. Megjithatë, ende nuk dihej asgjë lidhur me këto ndryshime, deri në momentin e sotëm, kur burime të Lapsi.al kanë zbuluar se prapaskena e gjithë kësaj mund të mbajë emrin e një politikani…

Bëhet fjalë për Saimir Tahirin, një ndër figurat që Balla intervistoi pak kohë më parë në Top Story. Pas transmetimit të intervistës, gazetari u përball me një lum kritikash dhe akuzash, duke shtyrë publikun të mendojë se Balla ishte treguar shumë ‘i butë’ me Tahirin. Kjo mesa duket e ka mërzitur Vjollca Hoxhën, e cila thuhet se nuk i preferon lidhjet e personazheve kryesorë televizivë me politikanët.


Ka qenë ky shkaku që marrëdhëniet Balla-Top Channel kanë ndryshuar, ndërsa gjithnjë e më shumë flitet se gazetari do të nisë shumë shpejtë punën në Vizion Plus…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF