Lëvizjet e bujshme të gazetarëve nga një ekran në tjetrin! 0 611

Po lëmë pas 2017-tën dhe fundviti është gjithmonë koha ku bëjmë bilancin e gjërave të mira dhe të këqija që na ka sjellë ky vit. Në këtë artikull ne nuk do të bëjmë konkretisht të njejtën gjë, por do t’ju sjellim një përmbledhje të të gjithë lëvizjeve të figurave më të njohura nga një TV në tjetrin përgjatë 12 muajve.

Në sezonin e ri televiziv shumë gazetarë dhe moderatorë erdhën ndryshe si në format ashtu edhe TV.

Kjo merkato televizive ka qenë më e ashpër se kurrë dhe emra të njohur të ekranit, të cilët shpesh i kemi personifikuar me televizionin ku ata punonin, zgjodhën të largoheshin. 2017-ta është karakterizuar nga lëvizje të bujshme mediatike dhe nëse do të flisnim me gjuhën e futbollit, televizioni që ka bërë “blerjet“ më të zgjuara ka qenë TV Klan me afrimin e Marina Vjollcës, Idro Seferit, Anjola Hamzait, Alma Cupit, Ajola Shehut dhe Nevina Shtyllës, por nuk mbeten pas Ora News, TVSH, apo edhe News 24.

Disa prej tyre e kanë konfirmuar vetë largimin nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, e ndërsa ka pasur edhe nga ata të tjerë që shfaqja e tyre në ekranin e ri televiziv na erdhi si surprizë. Kush u largua dhe ku? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i gjeni në këtë artikull.

Jonida Shehu dhe Adi Krasta

U rikthyen në Festivalin e e Këngës në RTSH si dy të “papunë” dhe stacioni i fundit ku ishin ndalur ishte pikërisht Top Channel. Adi ishte shkëputur prej disa kohësh nga ekrani, e ndërsa Jonida Shehu u largua pak javë më pare nga ‘Pasdite në Top Channel’. Krasta  nuk u ndal gjatë të komentonte rilargimin e tij nga Topi, e ndërsa largimi i Jonda Shehut erdhi shumë papritur. Incidenti ka ndodhur për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin e Rezarta Shkurtës. Sipas drejtuesve të Top Channel, kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilin Rezarta Shkurta duhej të paguante. Jonida nuk vendosi të paguante gjobën prej 1500 €, vendosur nga drejtuesit, por zgjodhi të largohej. Ata shkëlqyen në Festivalin e Këngës në RTSH, e ndërsa stacioni i rradhës ku do të ndalen, nuk dihet ende.

Mentor Kikia

Ishte një nga shtyllat kryesore të ‘Top Channel’, një ndër emrat që kanë filluar punë që në nisje të Top-it. Largimi i tij, bëri shumë bujë në media. Ai u shkarkua nga posti i kryeredaktorit të lajmeve, pas mëse dhjetë vitesh. Kikia u zhvendosë në një television: TV Klan Plus, pjesë  e TV Klan. Arsyet e largimit të tij nuk u bën të ditura, por ishte pjesë e “valës” së madhe të shkarkimeve në Top.

Sokol Balla

Nuk është ekzaktësisht njësoj si të gjithë largimet e tjera. Sokoll Balla u shkarkua nga detyra e drejtorit të Informacionit në Top Channel, por vijoi drejtimin e emisionit të tij ‘Top Story’. U përfol në media se shkak për të shkarkim ishte ndryshimi i linjës editoriale të ‘Top Channel’ dhe sipas mediave, Balla nuk ishte dakord me këtë vendim, por ky informacion nuk u konfirmua nga vetë ai. Aktualisht, mendohet se Balla është larguar përfundimisht, për t’u zhvendosur drejt Vizion Plus, megjithëse edhe ky është një tjetër informacion i pakonfirmuar.

Endri Xhafo

Nga spiker në ABC Neës në drejtor lajmesh në Top Channel. Endri Xhafo e mohoi largimin e tij nga ABC News, por koha e tregoi që ky lajm ishte i vërtetë. Xhafo, erdhi në Top Channel si gazetar i emisionit ‘Top Story’, por më pas i “zuri” vendin Sokoll Ballës. Sot ai është drejtor i informacionit në Top Channel.

Idro Seferi

“Për Top Channel, Idro Seferi, Beograd”. Këtë frazë nuk do ta dëgjojmë më në edicionet e e lajmeve në Top Channel. Sezoni i ri televiziv e gjeti atë në TV Klan, si korrespondent i Shqipërisë në Serbi. Lajmin e largimit të tij e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Arsyet e largimit janë të natyrës teknike dhe të vendimit personal për ta parë veten më qetë pas një volumi të madh të punës”, shkruante ai, duke theksuar se vijon të ketë raporte të mira me të gjithë stafin e Top-it.

Marina Vjollca

Marina Vjolla personifikohej me Top Channel. Prej mëse dhjetë vitesh, ajo ishte gazetarja sportive ‘ikonë’, por duke nisur që nga ky sezon i ri televiziv, Marina na erdhi ndryshe në ekran. Moderatorja bukuroshe u zhvendos në televizionin konkurrent, TV Klan për të drejtuar një spektakël muzikor, “C’est La Vie”. U përfol se ajo kërkoi të drejtonte e vetme në Top Channel, por kjo kërkesë e saj nuk u pranua, gjithashtu mendohet se shkak i largimit nga gazetaria sportive ishte Getoari, por vetë Marina u shpreh se cikli i saj në Top Channel  kishte përfunduar.

Viola Spiro

Prej disa vitesh, ajo është bërë pjesë e botës së sportit. Viola Spiro prej disa sezonesh drejtonte ‘Ora Skaner’ së bashku me Glend Tafaj. Nga bashkëprezantuese në këtë emision, ajo u zhvendos drejt TVSH ku tashmë drejton e vetme emisionin dedikuar ndeshjeve të ‘Europa League’. E ftuar në një emision, Viola u shpreh se ka pasur disa bashkëprezantuesë që e kanë cilësuar si të “paaftë”, që mendohet se është një nga arsyet e largimit, por sigurisht edhe rrethana të tjera.

Arjola Shehu

Ishte një ndër figurat më të rëndësishme të IN TV, i konceptuar si një televizion i përbërë dhe drejtuar një audience kryesisht rinore. Ajo drejtonte emisionin “Tek Unë“  me të ftuar të ndryshëm nga bota e shoëbizit, por emisioni i saj kulmoi me ardhjen e kryeministrit Edi Rama. Me nisjen e sezonit të ri, ajo u zhvendos në Klan me “Kush vjen për drekë“, në të cilën është dhe autore e emisionit.


Nevina Shtylla

Një tjëtër “blerje“ e zgjuar e TV Klan, ishte Nevina Shtylla, e ëmbla e ekranit. Ajo u zhvendos nga Vizion Plus ku drejtonte ‘Next‘ në TV Klan për të drejtuar ‘Jo vetëm modë‘ duke zëvendësuar kështu Floriana Garon. Bukuroshja ishte bashkëprezantuese edhe e ‘Kënga Magjike’ për këtë vit, krah Ardit Gjebreas, Erion Isait, Bes Kallakut, Arjola Shehut.

Alma Çupi

Gazetarja Alma Çupi bëri një lëvizje brenda “familjes”. Nga ABC News ajo lëvizi në TV Klan. Me një cikël reportazhesh në të gjithë Shqipërinë, me po të njejtën bashkëpunëtorë, me po të njëjtin emër “Histori Shqiptare”. Lëvizja e Alma Çupit, u komentua si një vendim i Aleksandër Frangaj për fuqëzimin e TV Klan.

Bes Kallaku dhe Erion Isai

‘Hajde misra të pjek’, në këtë sezon të ri televiziv nuk e keni dëgjuar këtë frazë dhe as nuk do ta dëgjoni më, pasi Besi dhe Erioni u larguan. Ndryshe nga Besi, Erioni ka dhënë disa prononcime, sipas së cilit arsyeja e largimit të tij ishte pikërisht dëshira për të nxjerrë në pah aftësinë si regjisor, por edhe që publiku të njoh Erionin si aktor dhe jo për rolet e tij. Ata ishin dy bashkëprezantuesit e ‘Kënga Magjike’, një eksperiencë shumë ndryshe, por e kaluar me sukses. Me shumë mundësi, Erioni dhe Besi do të jenë pjesë e TV Klan, nisur nga deklarata publike e Arditit drejtuar Frangaj për t’i marrë pranë “familjes së madhe” drejtuar nga ai.

Anjola Hamzai

Prej disa  vitesh, Anjola Hamzai ishte një ndër figurat kryesere të edicioneve të lajmeve në Ora News, por tashmë ajo është pjesë e redaksisë së TV Klan. Hamzai qëndroi në të njëjtën detyrë, por ndryshoi formatin e TV, nga një televizion informativ me lajm të fundit, ajo u zhvendos në një televizion gjeneralist me pesë edicione informative.


Rashel Kolaneci

Bukuroshja seksi e ‘Xing me Ermalin’, Rashel Kolaneci u përfol që në fillim të verës se do të largohej drej ‘Procesit Sportiv’ në vendin e Marina Vjollcës, lajm i cili u mohua si nga Rasheli, ashtu edhe nga Ermali. Por më pas, Kolaneci njoftoi se nuk do të ishte pjesë e ‘Xing me Ermalin’. Arsyet e këtij largimi, kishin dy versione. Ermali u shpreh se bukuroshja do të përqëndrohej tek shkolla, prandaj u largua, e ndërsa vetë Rashel, e ftuar në një emision pasdite u shpreh se “ata nuk e lejonin që të shprehte Rashelin e vërtetë”.


Filloreta Raçi

Një tjetër largim nga ‘Xing me Ermalin’ishte dhe Filloreta Raçi, ose siç e njohim ne Fifi. Ajo u pa këtë sezon televiziv në Top Channel tek ‘Shiko Kush Luan’. Gjatë një provokimi të bërë nga Luana, Fifi u shpreh se është “më mirë në Top Channel se në TV Klan”.

Roza Lati

Pas një shkëputje të gjatë nga ekrani, Roza Lati rikthehet sërish në TV me emsion të sajin në ‘Ora News’: i ngjashëm pak a shumë me emisionet e Ellen Degeneres apo Jimmy Fallon. “Why Not” trasmetohet ditën e shtunë në orën 22:30 dhe është i përbërë nga intervista të ndryshme me personazhe njohura, por gjithashtu Roza ka zgjedhur që një hapësirë të rëndësishme t’ua dedikojë edhe talenteve të reja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *