Paralajmërim për bashkëshortin? Angela Martini, fustan të bardhë e armë në dorë

Modelja bukuroshe, Angela Martini, gjatë javës së kaluar publikoi fotografitë e dasmës së saj me biznesmenin rumun, Dragos, në një ceremoni shumë private në Las Vegas, ku bukuroshja kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi.

Por nëse menduat se suprizat munguan nga modelja shqiptare, e keni gabim. Ju enden nuk e keni parë Angelën të veshur me fustan të badhë. Nëpërmjet një fotografije të postuar në rrjetet sociale, Angela ju shuan kureshtjen të gjithë fansave të saj.

Nëse është një ceremoni i dytë martesë apo bukuroshja është duke realizuar ndonjë set fotografik, ende nuk e dimë, por shpresojmë që ta zbulojmë së shpejti.

Gjatë martesës së Angelës me Dragos, e pranishme në ceremoni ishte edhe mikja më e mirë e modeles, Bleona Qerreti, e cila ka bërë publike edhe disa nga fotot e realizuara në ceremoni. Ndërkohë duket se Angela është tmerrësisht e dashuruar me bashkëshortin e saj, pasi  në disa fotografi të realizuara pas martesës së tyre, çifti është kapur shumë herë “mat”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *