Artistët që humbëm këtë vit…! 0 53

Kalimi i viteve nuk sjell gjithmonë vetëm lajme të gëzueshme…Shpesh, përballemi dhe me humbje, dhe 2017-ta mori me vete dy nga artistët shqiptarë, që nuk mund të veniten në kujtesë. Të dy të lidhur ngushtë me muzikën, muajt që po lëmë pas na zhytën në trishtim të thellë.

FRANÇESK RADI
Data 3 prill na gjeti me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kantautorit, Françesk Radi. Më 27 mars, Radi u shtrua me urgjencë në spital për shkak të një hemorragjie celebrale. Bashkëshortja e tij, Tefta Radi, bëri thirrje për gjithë shqiptarët që të luteshin për muzikantin, pasi gjithçka duhej bërë nga mjekët, kishte përfunduar, e çdo gjë varej nga fati.

Radi nuk ia doli të fitonte në këtë betejë, duke shënuar një ditë zie në botën e artit në tërësi. Pas një karriere të gjatë muzikore, pas hiteve si “Adresa”, “Biçikleta” etj., gjithë çka mbeti pas nga kantautori ishte krijimtaria e tij dhe figura e paharrueshme e një ndër personazheve më interesantë për publikun shqiptar.

ALEKSANDËR LALO
Largimi i parakohshëm nga jeta i Aleksandër Lalos erdhi krejt papritur. Të gjithë po përjetonin kënaqësinë e të dëgjuarit Lalon dhe gjykimet e tij në “Ces’t La Vie”, por pikërisht të dielën e 19 nëntorit, natën kur po transmetohej spektakli, ‘Klan’ ndërpreu emisonin, për të dhënë lajmin e trishtuar për publikun. Edhe pse në moshën 68-vjeçare, kompozitori u nda nga jeta si shkak i një arresti kardiak.

“Ces’t La Vie” mbajti një edicion special për Lalon një të diel më pas, ku përcolli shumë nga krijimtaria e tij ndër vite. Kontributi i dhënë sidomos në kinema, ka qenë ndër ato të paharrueshmit, e të njejtën gjë mund ta themi me plot gojën edhe për figurën dhe personalitetin e tij. Lalo ishte personazhi i dytë i dashur për publikun shqiptar, që e bëri këtë 2017-të të trishtë e të hidhur për artdashësit, e jo vetëm…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *