Fansat i kërkuan të ndryshonte paraqitje, ja si duket Kastro Zizo tani! 0 108

E kemi parë prej kohësh pothuajse me të njejtën pamje. Edhe pse flokër shumë të gjatë i ndryshoi paksa me kalimin e viteve, rrallë ka rastisur të shohim Kastron me versionin shkurt. Por, mesa duket këtë herë kanë qenë fansat ata që i kanë kërkuar këngëtarit të heqë dorë nga paraqitja e zakonshme.

Nuk është e rrallë, por dhe këtë herë Kastro ka postuar një foto nga berberi. Krejt ndryshe, me flokët e qethura ‘zero’, duket se Zizo ka hequr dorë nga pamja që e kemi parë gjithmonë. “Meqë më donit tullac!”, ka shkruar Klevisi, duke lënë të kuptohet se ky ndryshim ka ardhur në bazë të një kërkese.

Ndoshta, kishte ardhur vërtetë koha ta shihnim  Kastron ndryshe. Si ju duket më mirë, me flokë të gjata apo tullac?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *