Një vit larg njëri- tjetrit, Vesa Luma një tjetër suprizë bashkëshortit 0 275

Vesa Luma dhe Big Basta tashmë prej disa kohësh janë bashkuar me njëri- tjetrin pas një kohe pothuajse një vjeçare, që çifti jetonte larg. Këngëtarët kanë vendosur të nisin një jetë në Zelandën e Re dhe Vesa kujdeset që të na tregojë përditë detaje nga jeta e tyre e re.

Sot këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografit, ku shfaqet Big Basta duke ngrënë “pite” të gatuar nga vetë Vesa. “Mbas 8 muje burri jem e ka merituar ni pite”, shkruan Vesa mbi fotografinë e publikuar.Gjithashtu këngëtarja ka bërë të ditur se kjo është hera e parë që ajo gatuan pa ndihmën e nënës së saj dhe duhet të themi që ja ka dalë të gatuaj shumë mirë.

Big Basta dhe Vesa Luma kanë qëndruar për rreth një viti larg njëri- tjetrit, periudhë kjo që në medit rozë qarkulluan lajme për një ndarje të çifti, thashetheme të cilat u hodhën poshtë nga këngëtarja.

Tashmë Vesa së bashku me vogëlushin e saj janë bashkë me Big Bastën në Zelandën e re, ndërkohë që çifti ende nuk ka bërë publike nëse do të jetë pjesë e ndonjë projekti muzikor apo do të shkëputen totalisht nga bota e muzikës dhe do të fillojë një karrierë në një tjetër profesion.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *