KreuCelebrity

Armina sfidon Bella Hadid: Bukuri plastike

Armina Mevlani, e cila është tashmë një blogere e famshme shqiptare, shpesh herë ka deklaruar se është kundër ndërhyrjeve estetike, duke u shprehur se modelet duhet të jenë tërësisht natyrale. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Armina e ka vërtetar këtë gjë edhe sot.

Postimi në instagram i blogeres i referohej pikerisht një artikulli i cili tregonte për ndërhyrjet që një nga model më të paguara të momentit, Bella Hadid, ka bërë. Sipas artikullit të publikuar në instastory nga Armina, ajo është shprehur kundër operacioneve estetike.

‘Ku mbeti bukuria kur modelet jaë krejt plastikë apo të bëra me kirurgji? Se kanë të vetën fytyrën, shkruaj ajo mbi foton e postuar. Vetë Armina është shprehur se nuk do të bërë asnjëherë ndërhyrje estetike. Këtë verë, ajo i ktheu përgjigje komenteve në Instagram, që e kritikonin se “s’ka fundshpinë” duke thënë se me apo pa të pasme të fryra, ndihet shumë mirë me veten dhe s’do të bëjë ndërhyrje plastike për t’i ndryshuar.

Gjatë kësaj vere bukuroshja u ka kthyer përgjigje edhe komenteve të shumta të cilat i thoshin se nuk kishte fare “fundshpinë”, duke u shprehur se e dinte që ajo nuk është pika e fortë e saj dhe se ndihej mjaftë e bekuar pasi zoti i kishte dhënë fatmirësisht shumë gjëra të tjera. “Nuk kam dëshirë të bëjë as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam sido që të jetë”, ka qenë përëgjigjia e bukuroshes për kometuesit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF