E para që u largua nga Xing-u, çfarë marrëdhëniesh ruan Fifi me Ermalin?

‘Xing me Ermalin’ nisi me Fifin si pjesë e stafit, por nuk u desh shumë që këngëtaren të mos e shihnim më në studio. U përfol se shkak i këtij largimi ishin bërë dhe vonesat e Fifit në prova, ndërsa si çdo gjë tjetër, edhe kjo situatë nuk u sqarua shumë saktë. Të gjithë ndoshta menduan se Fifi dhe Ermali nuk flisnin më me njëri-tjetrin, por këngëtarja ka vërtetuar të kundërtën.

Filloreta ka postuar një foto në Instagram, ku shihet krahë moderatorit. “Na prapë se prapë jemi dosta, apo jo Ermal Mamaqi”, ka shkruar Fifi, ndërsa Mamaqi i ka dërguar një puthje. Me pak fjalë, marrëdhënia mes tyre nuk ka ndryshuar aspak nga largimi i këngëtares nga emisioni i Ermalit.

Fifi tashmë ka kaluar në konkurrentin Top Channel, më konkretisht në emisionin e Luanës, “Shiko Kush Luan”. Transmetimi i këtij formati ditën e shtunë, shpesh ka sjellë mini-përplasje mes Vjollcës dhe Mamaqit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *