“Iku” dhe Kastro! E treta e vërteta, të shtunën vë unazën në gisht 0 528

Kemi pasur pafund fejesa VIP-ash këtë fundvit, por që do të “ikte” dhe Kastro kaq shpejt nuk na e kishte marrë mendja. Me sa duket në jetën e tij është futur dikush që e ka bërë atë të dashurohet aq keq, saqë nesër do ti japi fund beqarisë. Pa zhurmë , në një ambjent të këndshëm dhe i rrethuar nga miqtë dhe familjerët e tij, këtë të shtunë Kastro do ti vërë unazën në gisht partneres së tij që quhet Elma.

Ndonëse vetëm disa ditë më parë, 33-vjeçari tha që nuk do të nxitohej më përpunë zyrtarizimesh, duket se ai ka zgjedhur të mos presë më, por ta fillojë çift vitin që vjen. “Kam pesë vite që jam i pamartuar. E treta ose do të ketë shum ëpara ose do të jet ë etreta e vërteta. Jam afër, jam në vorbull”, tha Kastro në një intervistë të disa ditëve më parë.

Kastro ka qenë i martuar zyrtarisht një herë, ka dy fëmijë, Nia dhe Dankan. Ndonëse martesat e para nuk i kan ërezutuar shumë të suksesshme, këtë herë, siç e ka thënë dhe vetë këngëtari, e treta e vërteta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *