Kate do të jetë shoqëruesja e Meghan në dasmën e saj me Princin Harry? 0 868

Që kur Meghan dhe Princ Harry shpallën fejesën e tyre, nuk jemi marrë me gjë tjetër veçse me detajet e dasmës mbretërore që do të jetë pranvrën që vjen. Edhe nuk kemi faj, pasi nuk bëhet fjalë për një dasmë të thjeshtë. Kemi folur për ceremoninë, organizimin, fustanin etj. Por për shoqëruesen e nuses nuk dinim gjë deri tani.

ù

Në ceremoninë e Krishtlindjeve mbretërore, Dukesha Kate u pa shumë afër nuses së ardhshme, vallë e bën kjo Kate një kandidade të mundshme? Do të ishte shumë bukur mendojmë ne, por Marlene Koenig, eksperte në pallatin mbretërorë mendon “Jo”. E ka mjaft arsye ku e mbështet përgjigjen e saj.

Sipas Koenigtitulli i shoqërueses së nuses nuk i përshtatet Kate edhe për faktin se shoqëruesja duhet të jetë beqare, ndërsa Kate është një mami që prêt fëmijën e tretë tashmë dhe lumturisht e martuar. Por nuk është vetëm kjo arsyeja. “Ajo është bashkëshortja e ardhshme kur William të bëhet mbret pas babait të tij dhe nuk ka gjasa të marrë pjesë në një dasmë mbretërore për të qenë shoqëruese”, arsyeton  Koenig. Pra jemi sërish në fillim: për shoqëruesen nuk dimë ende asgjë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *