KreuBusull

Vit i ri… Superhënë e re, me 1 janar sytë nga qielli!

 Viti  2018, në fakt do të fillojë me një surprizë të bukur nga sateliti i planetit tonë, i cili do të jetë më afër se kurrë me Tokën më një janar në orën 22:56. Pak orë më pas ajo do të arrijë në fazën e plotë dhe do të duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht. Kjo Superhënë është e dyta e një serie me tre të tilla radhazi, e cila filloi më 3 dhjetor dhe do të mbyllet me 31 janar, ku do të ketë edhe një eklips, por fatkeqësisht nuk do të duket nga Shqipëria.

Supërhëna është një fenomen që ndodh kur Hëna është më afër Tokës. Ajo përshkron një orbitë të mrekullueshme eliptike rreth planetit tonë, kështu që distance e tij nga ne nuk është gjithmonë konstante, por luhatet mes një vlere minimale dhe maksimale. Në fakt në shkencë njihet si Hëna e Plotë, por njihet gjerësisht si Superëhna për shkak të impaktit që ka.

Për më tepër Superhëna e Vitit të Ri do të jetë më emadhje e 2018-ës. Do të arrijë distancën minimale nga Toka në 356,565 kilometra krahasuar me distancën mesatere të saj që është pak më shumë se 384,000 kilometra.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF