KreuCelebrity

Xhensila bëhet nostalgjike, ja çfarë poston

Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret më të përlqyera në shoëbizin shqiptar. Ajo është shpesh herë e medias rozë për shkak të projekteve të saj muzikore dhe së fundmi ka qenë edhe një prej titujve kryesorë duke qenë se lidhja e saj me aktorin e humorit Bes Kallaku u finalizua në martesë.

Ndërkohë që ceremonia e martesës së çiftit ishte shumë e bukur, duket se Xhensila është bërë nostalgjike gjatë ditës së sotme, duke postuar në rrjetet sociale një fotografi nga dita e saj më e bukur, martesa e saj.

Këngëtarja bukuroshe ka postuar një fotografi e cila është bërë publike për herë të parë dhe padyshim që ajo shkëlqen si gjithmonë. Dasma e saj me Besin, u konsiderua si një nga festat VIP më të mëdha të verës që lamë pas. Ndërkohë që në mediat rozë, kohët e fundit qarkulloi edhe një lajm për çiftin, sipas të cilit ishin në pritje të një fëmije, por shumë shpejt këto lajme u mohuan kategorikisht si nga Besi ashtu  edhe nga Xhensila.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF