KreuCelebrity

Fejohet Elvana Gjata?! Ja faktet që zbulojnë të afërmit e këngëtares!

Kohët e fundit kemi shtruar pyetjen: ku humbi Elvana Gjata? Që pas publikimit të këngës ‘Forever Is Over’, këngëtarja shihet gjithnjë e më rrallë në rrjetet sociale. Me siguri, fansat e saj ia ndjejnë mungesën, ndërsa nuk dihet ende se me çfarë po merret konkretisht Elvana në këtë pikë të karriesrës disa vjeçare muzikore. Tashmë, është e ditur për të gjithë se synimi i tregut të huaj është një prioritet për Gjatën, ndërsa kujtojmë se jeta e saj private ka qenë gjithmonë një mister.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Është ndoshta ndër të paktat këngëtare që është përpjekur ta ruaj maksimalisht privatësinë, kur ka ardhur puna tek jeta perosnale. Edhe pse u mohua vazhdimisht nga të dy palët, gjithnjë përflitej për një romancë mes Evanës dhe Flori Mumajesit. Ndërsa sot, vjen lajmi se Gjata, në fakt, është fejuar! Ndoshta duket si një lajm i shpejtë, por të paktën kështu pretendohet  së kanë konfirmuar të afërmit e këngëtares për ‘Panorama’.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Mësohet se partneri i Elvanës është një djalë i ri nga Tirana, i cili zotëron jo pak biznese me emër në kryeqytet, mes tyre edhe një hotel që të gjithë e njohim. Edhe pse nuk ka patur një ceremoni të mirëfilltë fejese, çifti tashmë lëvizin lirisht sa në njërën familje, në tjetrën. Një histori e tillë po vazhdon prej dy vitesh tashmë, ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga vetë Elvana. Ndoshtam shumë shpejtë do të kemi dhe një dasëm?!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF