Flokë me volum? Kjo është mënyra ideale për rezultate të mahnitshme! 0 543

Kur vjen puna tek flokët, vajzat nuk bëjnë shumë tolerime. Kërkojnë që të duken sa më të mahnitshme, kështu që i përkushtohen punës për kujdesin e tyre. Blejnë produkte nga më të ndryshmet për shkëlqim dhe fortësi, ndërsa çdo femër ëndërron pëe flokë me volum, që tërheqin vëmendjen me kilometra larg.

Përpos shampove apostafat për të tilla rezultate, mënyra më ideale është krehja në të kundërt. Ekspertët e rekomandojnë si të vetmen metodë për t’i shtuar volumin flokëve, edhe pse theksojnë se duhet gjetur dhe një krëhër i përshtatshëm. Në këtë rast preferohen krëhrat me dhëmbëza të gjatë e të hollë.

Sigurohuni të ndani njësoj shiritat e flokëve nga njëra-tjetra. Krihini një nga një në të kundërt dhe më pas krihini lehtë në sipërfaqje, për t’i dhënë njëtrajtësinë e merituar. Shtoni dhe pak llak, për të ruajtur volumin përgjatë gjithë ditës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *