Flori dhe Arilena në lidhje dashurie? Flet për herë të parë këngëtarja!

Një nga të ftuarat e mbrëmshme në ‘Top Magazine’ ka qenë edhe Arilena Ara, e cila ka folur për shumëçka, lidhur me projektet dhe karrierën e saj, por dhe marrëdhënien me Flori Mumajesin. Ishte ‘Nallane 3’ kënga që e bëri Arilenën pjesë të Threedots, e mesa u shpreh këngëtarja, bashkëpunimi mes tyre po shkon më së miri.

Ajo ka theksuar se përfshirja në Threedots nuk ka ndodhur për të zëvendësuar askënd, ashtu sikur përmendi faktin se marrëdhënia e punës mes saj dhe Florit nisi duke pirë një gotë verë. E duke qenë se foli për marrëdhëniet, Arilena u pyet mbi lajmet që qarkulluan në portale për një romancë mes saj dhe Mumajesit. Ara sërish ka thënë se mes tyre qendron një energji e mirë, por sa për fjalët sa lart e poshtë, këngëtarja ka preferuar t’i shtojë edhe më shumë ‘benzinë zjarrit’: “Po ose jo, as po, as jo”.

View this post on Instagram

ArilenaxTop Show! Tonight! ❤️

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Megjithatë, edhe pas lëshimit të kësaj deklarate, kujtojmë se jo më larg se një javë më parë, Flori u përfol se është në një romancë me Liberta Spahiun, madje u theksua se çifti po shkon më së miri. Por, kurrë nuk i dihet…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *