KreuCelebrity

‘Mami, mami, po vij unë!’/ Lajmet për pritjen e ëmbël të personazheve, që na solli 2017!

Viti që po lëmë pas na surprizoi jo pak me lajmet për shtatzëninë e disa prej personazheve publikë shqiptarë. Mësuam se disa do të përjetonin për herë të parë emocionet e pritjes së ëmbël, ndërsa të tjera do t’i dhuronin një motër apo vëlla të vogël djalit apo vajzës të parë. Lajmet i mësuam nga rrjetet sociale, nga vetë personazhet ose burimeve pranë tyre. Por, kush ishin vajzat që na sollën lajmet e bukura për 2017-tën?

Amarda Toska

Përmbyllja e sezonit veror nuk mund të ishte më e ëmbël se sa për Amin dhe Ermalin. Çifti bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale në shtator, se ishin në pritje të fëmijës së dytë. Ami me testin e shtatzënisë në dorë dhe Mamaqi më i buzëqeshur se kurrë, na la të kuptojmë se Joeli nuk do të ishte më vogëlushi i vetëm i shtëpisë. Që nga lajmi i gëzueshëm, duket se Toska po e kalon pritjen e ëmbël më së miri.

Floriana Garo

Fillimisht mësuam për fejesën e saj, e më pas për largimin nga Shqipëria, ndërsa nuk do të vononte shumë që nëpër portale të qarkullonte lajmi se Floriana Garo ishte në prite të ëmbël. Kjo, jo vetëm që nuk u mohua nga ish-moderatorja, por do te vinte koha shumë shpejtë kur do të shihnim edhe foto të Florianës gjatë shtatzënisë. Edhe pse e veshur me të gjera, forma e rrumbullakosur e barkut dukej më së miri nga veshja e Garos. Ish-moderatorja është në pritje të vajzës së parë, ndërsa duket se po e shijon këtë periudhë në maksimum, mes udhëtimeve dhe jetës komforte.

Zaimina Vasjari

Përflitej që prej prillit se Zaimina ishte në pritje të ëmbël. Duhet të kalonin gjashtë muaj, që këngëtarja të shfaqej pa problem për publikun me barkun e rrumbullakosur. Vasjari është në pritje të një vajze, e së fundmi organizoi një ‘baby shower’, ku nuk munguan të afërmit e saj, por edhe miqtë e ngushtë. Zaimina nuk ngurroi të zbulonte as emrin e vajzës, duke publikuar kështu në rrjetet sociale foto të tortës me emrin ‘Khloe’. Ajo madje ka falenderuar publikisht dhe partnerin e saj, Klodian Asllanin, për ‘trajtimin si princeshë dhe dhënien e mundësisë për të qenë nënë’. Një vit i shkëlqyer ky për këngëtaren!

Erisa Xhixho

Edhe pse duket se sapo e kemi dëgjuar lajmin për sjelljen në jetë të djalit të parë, nuk do të vononte shumë që Erisa Xhixho të njoftonte publikun se ishte përësëri në pritje të ëmbël. Lajmin vendose ta jepte në një nga puntatat e “Ces’t La Vie”, e siç u shpreh edhe për intervistën eskluzive për bordo.al, këtë vendim e kishte marrë duke menduar se në të ardhmen, e gjitha kjo do të ishte një kujtim i veçantë për vajzën. Henri i vogël do të bëhet vëllai i një motre në pak muaj, ndërsa Erisa dhe bashkëshorti i saj nuk mund të kalonin kohë më të gëzueshme se kaq!

Eglantina Cenomeri

Edhe pse nuk u përfol për gjatë, festat e fundvitit sollën dhe një kartolinë shumë të bukur nga Eglantina Cenomeri. E kthyer në profil, duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur, me në sfond pemën e zbukuruar, dukej se aktorja po i uronte ndjekësit e saj krejt ndryshe këtë vit. Cenomeri po përjeton eksperiencën e parë të këtyre momenteve të magjishme, ndërsa është munduar të jetë më diskrete lidhur me këtë temë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF