KreuCelebrity

Tashmë mami e një vajze të vogël, Rudina Magjistari tregon pse nuk ka bërë dasmë

Moderatorja Rudina Magjistari, e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ka treguar se si kanë ardhur festat në familjen e saj. Sigurisht që prania e së voglës Mia i ka bërë këtë ditë akoma dhe më të magjishme për Rudinën, sikurse shprehet edhe vetë moderatorja. “Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, thotë ajo.

Rudina është tashmë nënë dhe ka vite që jeton me bashkëshorin e saj, por ajo nuk e ka veshur fustanin e bardhë. E pyetur nëse do të ketë dasmë vitin që vjen, ajo thotë se në fakt dasmat nuk janë në natyrën e saj. Për më tepër, puna si prezantuese ja ka mbushur këtë boshllëk.

“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, shprehet Rudina.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF