Tetë gjëra që Meghan nuk do mund ti bëjë më pasi të bëhet pjesë e familjes Mbretërore

Meghan Markle do të martohet me Princin Harry më 19 maj të vitit që vjen. Jeta e saj, ashtu siç edhe ajo e di nuk do të jetë më e njëjta që prej asaj dite. Edhe pse, që nga shpallja e fejesës, ajo tashmë ka ndryshuar disa sjellje të saj, ajo duhet të bëjë të tjera ndryshime të rëndësishme në jetën e saj dhe mënyrën se si ndërvepron me publikun. Po j’u japim një listë të gjërave që për ne janë kaq të zakonshme, e dikur edhe për Meghan, por jo më sapo të bëhet dukeshë.

Të bëj selfie: Meghan me sa duket e ka pranuar dhe ndjekur këtë rregull që tani. Gjatë daljes së saj zyrtare me Princ Harryn nën dhjetor, një çift i kërkoi atyre të bënin një selfie së bashku, ndërsa Meghan u përgjigj se “atyre nuk u lejohet të bëjnë selfie”. Asaj nuk i lejohet gjithashtu edhe përdorimi i filtrave në foto siç është përshembull Snapchat.

Nuk mund të dalë në publik tërësisht vetëm: e keni parë ndonjëherë Kate të dalë në publik vetëm apo ndonjë antarë tjetër të familjes? Sigurisht që jo! Dhe Meghan nuk do të bëjë përjashtim. Ajo do të jetë e shoqëruar gjithmonë nga një antarë i familjes plus edhe rojet.

Të japë autografe: veç nënshkrimeve zyrtare, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të japin autorafe. Kjo për arsye se dikush mund të kopjojë firmën e tyre dhe ta përdorë atë për të dëmtuar familjen mbretërore.

Të postojë në Twitter: Meghan do ti bashkohet Harryt, Kate dhe Willima-it nën @Kensington Royal në mediat sociale. Ajo nuk mund të ketë një faqe personale të sajën.

Të votojë: ajo nuk mund të votojë në zgjedhjet e ardhshme të Britanisë. Për monarkët votimi është jokushtetues.

Të lyej thonjtë me ngjyra: e vetmja ngjyrë që i lejohet një antari të familjes mbretërore të lyej thonjtë është ajo natyrale vetëm për evente të rëndësishme zyrtare.

Të nxjerrë gjuhën jashtë: është e ndaluar për çdo antarë të familjes Mbretërore që të nxjerrë gjuhën jasht. Të vetmit që lejohen janë ata që janë ende fëmijë.

Të përdorë një çantë të madhe: famerat zakonisht marrin një çantë të tillë që të arri të nxë të gjitha gjërat për të cilat ata kanë nevojë. Mirëpo tashmë Meghan nuk ka nevojë ti marrë ato pasi kujdesen të tjerët për këto çështje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *