Edhe Joni Gjebrea pjesë e botës së muzikës? Publikon foto nga “mbledhja” 0 1172



Duket se Joni Gjebrea, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, ka vendosur të eci në gjurëmet e babait të tij, duke u bërë pjesë e botës së muzikës, por ndryshe nga babai i tij, Joni ka zgjedhur një rrymë tjetër muzikore.

Gjatë ditës së djeshme Joni nëpërmjet një postimi të një fotografie ka bërë të ditur se ka qenë në një “mbledhje” me reperin e njohur, i cili është njëkohësisht edhe lider i grupit “Babastar” Ghetto Geasy, si dhe me dee jay- n e këtij grupi Marchall Jungle.

Përshkrimi i fotografisë së postuar nga Joni ka qenë “mbledhje” dhe duket çunat ja kaë kaluar vëtetë këndshëm në shoqërinë e njëri- tjetrit. Ende nuk ka një reagim nga Joni për sa i përket lajmeve se ai ka vendosur të ndjekë gjurmët e babait të tij në botën e muzikës.

Joni ka një lidhje shumë të ngushtë me babain e tij, Arditin, dhe pas disa vitesh studimesh në Vjenë ai është kthyer në Shqipëri, ku duket se i ri është duke përgatitur të ardhmen e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *